Editing: /home/permetweb/public_html/permet/indexbackup.php Encoding: Re-open Use Code Editor Close Save Changes Kantina "Atos"
  • al
  • it
  • en

Breadcrumb Navigation

Kantina "Atos"

Kantina "Atos"

Kujdes: hapet në një dritare të re. PDFPrinto

Foto Kantina e Veres Atos 7Ndodhet buzë rrugës nacionale, në fshatin Kutal të komunës Piskovë, Përmet. Kjo kantinë përpunon disa varietete rrushi si: Merlot, Debinë, Riesling të një cilësie shumë të mirë. Përveç verërave të ndryshme që prodhon ofron dhe raki të shumëllojshme. Profesionalizmi dhe tradita ndërthuren te kjo kantinë duke i ofruar konsumatorit prodhimet tipike të zonës në cilësi dhe origjinalitet. Atos ka orientuar aktivitetin e saj drejt cilësisë, asortimenteve dhe shërbimeve në fushën e teknologjisë së verës (laborator dhe konsulencë).
Kantina e verës Atos është pjesë e Shoqërisë së Bashkëpunimit Reciprok “Pro Përmet”. Kjo shoqëri ka si qëllim promovimin e territorit të Përmetit, zhvillimin turistik nëpërmjet promovimit të produkteve tipike agro-ushqimore dhe artizanale, zhvillimin e strukturave të pritjes, akomodimit dhe ruajtjen e ambjentit.

Prodhimet që kantina ofron:

¤   verë e kuqe (merlot, kabërnet, etj.)

¤   verë e bardhë (debinë, riesling, etj.)

¤   raki rrushi tradicionale

¤   raki rrushi e varieteteve aromatike (moskat, perlë, etj.)

¤   raki nga frutat e zonës (kumbulle, mani, thane, dëllinje, manafere)        

 

 

 

 

Krahas prodhimeve kantina Atos është e orientuar drejt shërbimit të pritjes turistike dhe degustimit në ambjentet e saj.


Për çdo informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni:
Shoqëri e Bashkëpunimit Reciprok “Pro Përmet”
Kompleksi Kulturor, shëtitorja Odise Paskali, Përmet
e-mail: Kjo adresë mbrohet nga spam-bot. Duhet të kesh JavaScript të aktivizuar për ta shikuar.
web site: www.visitpermet.com

***

Kantina Atos
Kutal-Piskovë, Përmet
tel. +355 (0)813 22 294
mob. +355 (0)68 25 72 419
mob. +355 (0)69 32 11 079

Share this post

  • 19.06.13

    Tre giorni ricchi di appuntamenti, eventi e iniziative per raccontare Lexo më shumë...