Editing: /home/permetweb/public_html/permet/indexbackup.php Encoding: Re-open Use Code Editor Close Save Changes Baxho "Ndoni"

Baxho "Ndoni"

Printo

Foto Baxho Ndoni  7Ndodhet në hyrje të qytetit Këlcyrë, rrethi Përmet. Është një punishte e ndërtuar që në vitin 1964 e cila ka filluar aktivitetin e saj po në këtë vit. Sot, falë eksperiencës së gjatë dhe pajisjes së ambienteve të saj me një teknologji moderne, kjo punishte renditet ndër më të mirat në rreth. Qumështi me të cilin furnizohet vjen nga blektoria që kullot në lartësitë e maleve të Trebeshinës dhe Dhëmbelit. Kapaciteti i prodhimit është 150 kv qumësht në ditë.
Punishtja e qumështit Ndoni është pjesë e Shoqërisë së Bashkëpunimit Reciprok “Pro Përmet”. Kjo shoqëri ka si qëllim promovimin e territorit të Përmetit, zhvillimin turistik nëpërmjet promovimit të produkteve tipike agro-ushqimore dhe artizanale, zhvillimin e strukturave të pritjes, akomodimit dhe ruajtjen e ambjentit.

 

 

Prodhimet që punishtja ofron:

¤   djathë i bardhë (feta)

     • feta dhie

     • feta dele

¤   djathë kaçkavall

¤   gjalpë

¤   gjizë 

Punishtja e qumështit Ndoni përpunon edhe produkte të tjera sipas porosive të klientit. Të gjitha produktet janë 100% bio. 

Për çdo informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni:
Shoqëri e Bashkëpunimit Reciprok “Pro Përmet”
Qëndra Kulturore Multifunksionale,

shëtitorja Odise Paskali, Kati i II -6400 Përmet, ALBANIA
e-mail: Kjo adresë mbrohet nga spam-bot. Duhet të kesh JavaScript të aktivizuar për ta shikuar.
web site: www.visitpermet.org

***

Punishte Qumështi Ndoni
mob. +355 (0) 69 20 68 420

e-mail:  Kjo adresë mbrohet nga spam-bot. Duhet të kesh JavaScript të aktivizuar për ta shikuar.

Share this post