Editing: /home/permetweb/public_html/permet/indexbackup.php Encoding: Re-open Use Code Editor Close Save Changes Gliko "Almeg"
  • al
  • it
  • en

Breadcrumb Navigation

Gliko "Almeg"

Gliko "Almeg"

Kujdes: hapet në një dritare të re. PDFPrinto

Foto Gliko Almeg 1Ndodhet në lagjen Mejden, në ambjentet e ish ndërmarjes së përpunimit të frutave, Përmet. Filloi aktivitetin e përpunimit artizanal të frutave bio që në vitin 1992 me një staf me eksperiencë të gjatë në teknologjinë e ushqimit. Prodhimet që ofron kjo punishte janë të cilësisë të lartë pasi që nga lënda e parë dhe deri tek produkti final, të gjithë elementët janë natyralë. Prodhimet që ofron kjo punishte pëlqehen dhe tregtohen jo vetëm në rrethin e Përmetit por dhe në shumë rrethe të tjera si Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, etj.
Punishtja artizanale Almeg është pjesë e Shoqërisë së Bashkëpunimit Reciprok “Pro Përmet”. Kjo shoqëri ka si qëllim promovimin e territorit të Përmetit, zhvillimin turistik nëpërmjet promovimit të produkteve tipike agro-ushqimore dhe artizanale, zhvillimin e strukturave të pritjes, akomodimit dhe ruajtjen e ambjentit.

 

Prodhimet që punishtja ofron:

¤ Gliko                               ¤ Reçel

   • arrë                                   • qershi

   • fik                                     • fik

   • kumbull

   • shalqi

   • qitro

   • qershi

   • kajsi

 

Në punishte mund të blihen produkte me pakicë dhe mund të degustohen specialitetet e ndryshme.

Për çdo informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni:
Shoqëri e Bashkëpunimit Reciprok “Pro Përmet”
Qëndra Kulturore Multifunksionale, shëtitorja Odise Paskali, kati i II - 6400 Përmet
e-mail: Kjo adresë mbrohet nga spam-bot. Duhet të kesh JavaScript të aktivizuar për ta shikuar.
web site: www.visitpermet.org

***

Punishte Almeg
Lagjja Mejden, ish Ndërmarja e Përpunimit të Frutave, Përmet

cel. +355 (0)69 62 03 442 / 069 42 86 154

Kjo adresë mbrohet nga spam-bot. Duhet të kesh JavaScript të aktivizuar për ta shikuar.  

Kjo adresë mbrohet nga spam-bot. Duhet të kesh JavaScript të aktivizuar për ta shikuar.

Share this post

  • 19.06.13

    Tre giorni ricchi di appuntamenti, eventi e iniziative per raccontare Lexo më shumë...