Editing: /home/permetweb/public_html/permet/indexbackup.php Encoding: Re-open Use Code Editor Close Save Changes Gliko "Bonjo"

Gliko "Bonjo"

Printo

Foto Gliko Bonjo 1Ndodhet në lagjen Mejden në ambjentet e ish fabrikës së përpunimit të frutave, Përmet. Frutat që përpunon kjo punishte janë të gjitha bio. Eksperienca e gjatë si dhe cilësia që ofron ka bërë që kjo punishte të tregtojë produktet e saj jo vetëm në rrethin e Përmetit por dhe në rrethe të tjera si Tiranë, Durrës, Korçë, Sarandë.
Punishte Albo-Bonjo është pjesë e Shoqërisë së Bashkëpunimit Reciprok “Pro Përmet”. Kjo shoqëri ka si qëllim promovimin e territorit të Përmetit, zhvillimin turistik nëpërmjet promovimit të produkteve tipike agro-ushqimore dhe artizanale, zhvillimin e strukturave të pritjes, akomodimit dhe ruajtjen e ambjentit.

Prodhimet që punishtja ofron:

¤ Gliko                       ¤ Reçel

   • arrë                             • qershi

   • kumbull                       • fik

   • fik

   • shalqi

   • qitro

   • qershi

   • kajsi

 

 

Në punishte mund të blihen produkte me pakicë dhe mund të degustohen specialitetet e ndryshme.

Për çdo informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni:
Shoqëri e Bashkëpunimit Reciprok “Pro Përmet”
Qëndra Kulturore Multifunksionale

shëtitorja Odise Paskali, Kati i II, 6400 -Përmet
e-mail: Kjo adresë mbrohet nga spam-bot. Duhet të kesh JavaScript të aktivizuar për ta shikuar.
web site: www.visitpermet.org

***

Punishte Bonjo
Lagjja Mejden, ish Ndërmarja e Përpunimit të Frutave, Përmet

cell. +355 (0) 69 33 40 088

       +355 (0) 69 32 11 074 

Share this post