Editing: /home/permetweb/public_html/permet/indexbackup.php Encoding: Re-open Use Code Editor Close Save Changes Trails
  • al
  • it
  • en

Breadcrumb Navigation

Trails

Bredhi i Hotovës qendër – Rrënojat e kishës – Bredhi i Hotovës qendër

Kujdes: hapet në një dritare të re. PDFPrinto

 

  1. Bredhi i Hotovës qendër – Rrënojat e kishës – Bredhi i Hotovës qendër

Distanca e shtegut: 6, 8 kilometera
Lartësia minimale: 1, 070 metra, maksimale: 1, 397 metra
Lartësia përmbledhëse në ngjitje: 346 metra, në zbritje: 346 metra
Niveli i vështirësisë:      i mesëm
Kohëzgjatja e rrugëtimit:   3 orë

Ngjyra e sinjalistikës:   e bardhë /e kuqe/ e bardhë

 

Kjo është një rrugë e lehtë që përshkruan Parkun Kombëtar të  Bredhit të Hotovës, nga këtu mund të shijoni pamjet pa fjalë të malit Dhëmbel dhe Nemërçka. Mund edhe të shikoni në majë  rrënojet e një kishe, një vend që të  fton për tu ҫlodhur dhe të shikon peisazhin e bukur

Lexo më shumë: Bredhi i Hotovës qendër – Rrënojat e kishës – Bredhi i Hotovës qendër

 

Gryka e Këlcyrës – Limar - Mbrezhan

Kujdes: hapet në një dritare të re. PDFPrinto

 

  1. Gryka e Këlcyrës – Limar - Mbrezhan

 

Distanca e shtegut: 14.9 kilometra
Lartësia  minimale: 150 metra, maksimale: 1, 034 metra
Lartësia përmbledhëse në ngjitje: 996 metra, në zbritje: 984 metra
Niveli i vështirësisë:      i mesëm
Kohëzgjatja e rrugëtimit:   8 orë

Ngjyra e sinjalistikës:   e bardhë /e kuqe/ e bardhë 

 

Kjo është një rrugë relativisht e gjatë, po shumë e bukur, që ofron pamje të mrekullueshme të Grykës  Këlcyrës,  të kanionit  Zagoria dhe e malit  Çajupi. Rruga të shpie të shikosh edhe fshatin piktoresk  Limar, që është një vend i bukur si ҫlodhesh dhe të kalosh natën. Nga  Limari rruga përshkron fshatin dhe vazhdon në fshatin  Mbrezhan që ndodhet afër qytetit  Këlcyrë.

Ka mikrobuza që bëjnë linjën nga Përmeti në Këlcyrë, po duhet të negociosh me shoferët e mikrobuzave për tu shpënë tek restorantet e Gryka e Këlcyrës, o duhet të marrësh taksi për të vajtur tek restorantet e Grykës së Këlcyrës.

Lexo më shumë: Gryka e Këlcyrës – Limar - Mbrezhan

 

Biovizhdë – Gryka e Kazanit - Biovizhdë

Kujdes: hapet në një dritare të re. PDFPrinto

 

  1. Rruga qarkore lidhëse: Biovizhdë – Gryka e Kazanit - Biovizhdë

 

Distanca e shtegut: 16.4 kilometra
 Lartësia minimale: 671 metra, maksimale: 1,952 metra
Lartësia përmbledhëse në ngjitje: 1,399 metra, në zbritje: 1,300 metra

Niveli i vështirësisë:  i mesëm
Kohëzgjatja e rrugëtimit:   8 orë

Ngjyra e sinjalistikës:   e bardhë /e kuqe/ e bardhë 

 

Gryka e Kazanit është emri i grykës që shtrihet në këmbët e malit  Nemërçkë. Një gryk e tillë është e mrekullueshme dhe i ofron ekskursionistit, pamje që të lënë pa fjalë. Në këtë zonë ka shumë fusha me bar, populluar nga barinj, sidomos në verë, në të dy krahët. Distanca e rrugës në ngjitje është e gjatë por zbritja është e lehtë dhe e thjeshtë.

Lexo më shumë: Biovizhdë – Gryka e Kazanit - Biovizhdë

   

Maja e Dritës/Papingut – Maja e Nemërçkës

Kujdes: hapet në një dritare të re. PDFPrinto

 

  1. Maja e Dritës/Papingut – Maja e Nemërçkës

Distanca e shtegut: 4,9 kilometra (vetëm vajtja)
Lartësia   minimale: 1061 metra, maksimale: 2485 metra
Lartësia përmbledhëse në ngjitje: 1, 424 metra,  zbritje:  1, 424 metra
Niveli i vështirësisë:    i mesëm
Kohëzgjatja e rrugëtimit:   8 orë ( vajtje ardhje)

Ngjyra e sinjalistikës:   e bardhë /e kuqe/ e bardhë 

 

Nemërçka, mali i dytë më i lartë i jugut të Shqipërisë  (2485m) pas Gramozit, paraqet një anë lindore të mrekullueshme që zbret poshtë luginës së Vjosës .Ky shpat mali  është shumë ndryshe nga pjesa perëndimore në zonën e Zagorisë. Shtegu ngjitet butësisht deri tek kasollja e bariut dhe pastaj mund të ndiqni drejtimin  e rrugës,e cila  është qartësisht e dukshëme.

Lexo më shumë: Maja e Dritës/Papingut – Maja e Nemërçkës

 

Ujëvara e Sopotit

Kujdes: hapet në një dritare të re. PDFPrinto

 

  1. Ujëvara e Sopotit

 

Distanca e shtegut:  5,7 kilometra (vajtje ardhje)
Lartësia minimale: 464 metra, maksimale: 867 metra
Lartësia përmbledhëse në ngjitje: 300 metra, në zbritje: 300 metra
Niveli i vështirësisë:  e lehtë
Kohëzgjatja e rrugëtimit:  3 orë

Ngjyra e sinjalistikës:  e bardhë/e kuqe/e bardhë

 

Kjo  është një rrugë e shkurtër  që nis nga fshati i Stërmbecit  dhe të çon tek kjo ujëvarë e bukur  në këmbët e vargmalit të Nemërçkës.

Rruga ofron pamje shumë të bukura nga ana jugore e  mali të Nemërçkës dhe mbi të gjitha pamje spektakolare të monumentit natyral të cirkuitit akullnajor të Nemërçkës.

Lexo më shumë: Ujëvara e Sopotit

   

Faqe 1 nga 2

  • 19.06.13

    Tre giorni ricchi di appuntamenti, eventi e iniziative per raccontare Lexo më shumë...