Editing: /home/permetweb/public_html/permet/indexbackup.php Encoding: Re-open Use Code Editor Close Save Changes Shtegu i Buhalit

Shtegu i Buhalit

Printo

  1. Shtegu i Buhalit

 

Distanca e shtegut: 5,3 kilometra

Lartësia minimale: 236 metra, maksimale: 452 metra
Lartësia përmbledhëse në ngjitje: 222 metra, në zbritje: 231 metra
Niveli i vështirësisë:  e lehtë   
Kohëzgjatja e rrugëtimit:  2,5 orë

Ngjyra e sinjalistikës: e bardhë/e kuqe/e bardhë

 

Ky është një shteg i shkurtër me ngjitje dhe zbritje të thjeshta, një rrugëtim që të jep mundësinë për të vizituar fshatin piktoresk të Buhalit  me  rrugët e bukura të shtruara me kalldrëm dhe shtëpitë e tij tradicionale. Ekskursioni ofron pamje mbresëlënëse të lumit Vjosa dhe të maleve të cilat janë pjesë e Parkut Kombëtar Bredhi i Hotovës. Nga qendra e fshatit, shtegu të çon në një tjetër zonë të Buhalit ku gjenden akoma në këmbë disa shtëpi në të cilat nuk banon njeri prej një kohe të gjatë. Shumë interesante për tu vizituar,  janë 2 kishat antike dhe shtëpia e shpallur monument kulture.

Shtegu ndodhet në udhëkryqin (WP 1), afërsisht 250 metra përpara se të arrish te kisha, përgjatë rrugës me zhavorr (rruga kryesore). Pjesa e fillimit të shtegut është e gjerë dhe ofron pamje shumë të bukura  të fshatit, lumit dhe maleve të Bredhit të Hotovës. Më pas, shtegu përballet me një luginë të vogël dhe për këtë arsye duhet të lihet rruga e gjerë për tu kthyer nga e majta (WP 2) përgjatë një shtegu të ngushtë mushkash i cili kapërcen përroin.

Në udhëkryq, disa qindra metra më tutje, shtegu vazhdon në të majtë(WP 3) dhe bëhet më i gjerë. Pas pak minutash mbërrin në një burim uji(WP 4) dhe prej aty, shtegu të çon në një fshat të braktisur(WP 5). Nga fshati i braktisur, shtegu vazhdon në perëndim përgjatë një kanali uji i cili nuk përdoret më.

Kthehuni djathtas në udhëkryqin  WP 6 e 7 (duke ndjekur kanalin e ujit). Pasi keni kaluar udhekryqin WP 7, shtegu zbret përgjatë një lëndine e cila të fton për një pushim të shkurtër dhe prej këtu mund të zgjedhësh të vazhdosh të ngjitesh drejt një pylli të vjetër dushku dhe të mbushësh ujë tek burimi (WP 8) ose, të ndjekësh shtegun përgjatë përroit të tharë (Shtator 2012) për të përfunduar ekskursionin në rrugën me çakëll (WP 9). Nëpërmjet kësaj rruge e cila nuk përdoret më nga makinat, mund të arrihet me këmbë në qytetin e Përmetit.

 

UTM Pika ndalimi:

1.34 T 440751 4455862, fillimi i shtegut, 235 m

2.34 T 440746 4455428, kthehu majtas, 289 m

3.34 T 440956 4455435, ndiq në të majtë, 294 m

4.34 T 441309 4455355, burim uji, 335 m

5.34 T 441453 4455408, Buhali i vjetër (fshat i braktisur), 351 m

6.34 T 441607 4455516, kthehu në të djathtë, 391 m

7.34 T 442049 4455213, kthehu në të djathtë, 396 m

8.34 T 441775 4454501, burim uji, 449 m

34 T 442554 4455284, rrugë me çakëll, 259 m

 

Shiko Shtegu i Buhalit në një hartë të madhe

Share this post