Editing: /home/permetweb/public_html/permet/indexbackup.php Encoding: Re-open Use Code Editor Close Save Changes Lipë – Kisha e Shën Elenës
  • al
  • it
  • en

Breadcrumb Navigation

Lipë – Kisha e Shën Elenës

Lipë – Kisha e Shën Elenës

Kujdes: hapet në një dritare të re. PDFPrinto

 

  1. Lipë – Kisha e Shën Elenës

 

 

Distanca e shtegut: 3.4 kilometra (vajtje ardhje)

Lartësia minimale: 532 metra, maksimale: 849 metra
Lartësia përmbledhëse në ngjitje: 317 meters, në zbritje: 317 metri

Niveli i vështirësisë: e lehtë  

Kohëzgjatja e rrugëtimit: 2,5 ore

Ngjyra e sinjalistikës:   e bardhë/e kuqe/e bardhë

 

 

Ky, është një shteg i shkurtër i cili të çon në Kishën e Shën Elenës (Sant'Elena), një vend në të cilin shumë njerëz, mbi të gjitha nga Përmeti, shkojnë për të festuar në datën 21 Maj. Kisha është e vendosur në një kodër të pjerrët dhe shtegu ofron një pamje të mrekullueshme të Luginës së Vjosës.

Rrugëtimi fillon përpara kishës në hyrje të fshatit. Vazhdon në të djathtë (drejtimi jug-perëndim) dhe më pas, kthehesh në të majtë sapo mbërrin në udhëkryqin e parë, përgjatë një rruge të ngushtë me guralecë, karakteristikë, kjo, e fshatit Lipë. Duhet të kthehesh përsëri në të majtë, në udhëkryqin e radhës, duke lënë rrugën me guralecë, për të marrë një shteg më sipër, ku ndodhet një burim uji për bagëtinë.

Afërsisht 80 metra përpara se të arrish tek burimi i ujit, duhet të marrësh një pjesë në ngjitje në udhëkryqin (WP 2), në krah të kryqit të madh, i cili duket nga kjo pikë. Kur të arrini tek kryqi i madh afër burimit të ujit, duhet të ndiqni rrugën në ngjitje në të djathtë (drejt perëndimit) përgjatë një shtegu qartësisht të dukshëm i cili pas afërsisht 400 metra, do t’ju nxjerrë përballë një porte hekuri. Duke ndjekur shtegun, lini portën në të djathtë, do të fillojnë të duken disa kodra në të majtën tuaj si dhe disa shpella të vogla. Pas afërsisht 300 metra, shtegu më në fund të çon tek Kisha.

UTM Pika ndalimi

1.34 T 443511 4453261, Kisha e Lipës, 532 m

2.34 T 443299 4453086, udhëkryq, 572 m

3.34 T 442977 4453104, Kryqi i madh, 750 m

4.34 T 442634 4453137, porta e hekurit, 806 m

5.34 T 442454 4453012, Kisha e Shën Elenës, 849 m

 

Shiko Lipë - Kisha e Shën Elenës në një hartë të madhe

 

 

 

Share this post

  • 19.06.13

    Tre giorni ricchi di appuntamenti, eventi e iniziative per raccontare Lexo më shumë...