Editing: /home/permetweb/public_html/permet/indexbackup.php Encoding: Re-open Use Code Editor Close Save Changes Lipë – Leusë – Lëshicë
  • al
  • it
  • en

Breadcrumb Navigation

Lipë – Leusë – Lëshicë

Lipë – Leusë – Lëshicë

Kujdes: hapet në një dritare të re. PDFPrinto

 

  1. Lipë – Leusë – Lëshicë

 

 

 Distanca e shtegut: 5,3 kilometra
Lartësia minimale: 408 metra, maksimale: 642 metra
Lartësia përmbledhëse në ngjitje: 157 metra, në zbritje: 282 metri
Niveli i vështirësisë:   e lehtë
Kohëzgjatja e rrugëtimit:   3 orë

Ngjyra e sinjalistikës:   e bardhë/e kuqe/e bardhë

 

Ky është një udhëtim interesant pasi të jep mundësinë të vizitosh 3 fshatra në rrethinat e qytetit të Përmetit, përgjatë një shtegu të thjeshtë. Rrugëtimi ofron pamje fantastike të Luginës së Vjosës dhe lejon të vizitosh disa fshatra që janë akoma të paprekura nga ndërtime të kohëve të fundit, fshatra të cilat kanë ruajtur origjinalitetin e tyre dhe pasurinë e tyre kulturore e historike. Këto tre fshatra kanë qënë mjaft të zhvilluar gjatë Perandorisë Osmane. Fshati Lipë është gati i braktisur pasi tashmë – aty - banojnë vetëm 3 familje, ndërkohë në Leusë dhe Lëshicë  vazhdojnë të ketë një numër të kënaqshëm familjesh.

Rrugëtimi fillon duke marrë rrugën e vetme me çakëll të fshatit dhe kthehesh në të majtë në udhëkryqin (WP 2), rreth 300 metra përpara se të arrish në  Lipë (WP 1). Shtegu zbret përgjatë një rruge e cila përdorej nga makinat gjatë periudhës së komunizmit, por që aktualisht nuk përdoret më nga makinat pasi është mjaft e ngushtë dhe e prishur në shumë vende. Pas afërsisht 400 metra, kthehuni në udhëkryqin i cili ndodhet afër një liqeni të vogël uji i cili përdoret për bagëtitë(WP 3). Shtegu ngjitet butësisht,  në një rrugë të dukshme e cila futet në një pyll të vogël me pisha (WP 4) dhe vazhdon të ngjitet butësisht përgjatë kalimit (WP 5) i cili të çon në fshatin Leusë.

Gjatë ecjes nëpër shteg, mund të shikohen disa shtëpi të Leusës. Shtegu vazhdon në të majtë përgjatë një zbritjeje të lehtë. Në pak minuta mund të vini re fshatin i cili hapet para jush dhe mund të vazhdoni rrugën e cila zbret butësisht deri në Leusë.

Shtegu vazhdon mespërmes fshatit dhe kthehesh në të djathtë në afërsi të kishës (WP 6) dhe më pas në të majtë pas udhëkryqit të parë (WP 7) drejt fshatit Lëshicë.

Vazhdoni të ecni përgjatë rrugës kryesore e cila është mjaft e dukshme dhe ka pak a shumë të njëjtën lartësi  për të zbritur në fshatin Lëshicë pas 40 minutash. Afër kishës është një livadh i bukur dhe në afërsi të saj dhe një burim uji i freskët (WP 8).


UTM Pika ndalimi

1.34 T 443511 4453261, fshati Lipë, 532 m

2.34 T 443820 4453266, fillimi i shtegut, 498 m

3.34 T 443676 4452984, pellgu i ujit për bagëtinë 544 m

4.34 T 443974 4452523, fillimi i598 m

5.34 T 444400 4452124,642 m

6.34 T 445288 4452344, kishaLeusës 418 m

7.34 T 445323 4452265, udhë426 m

8.34 T 446474 4451679, fshati Lëshicë  411 m

Shiko Lipë - Leusë - Leshicë  në një hartë të madhe

Share this post

  • 19.06.13

    Tre giorni ricchi di appuntamenti, eventi e iniziative per raccontare Lexo më shumë...