Editing: /home/permetweb/public_html/permet/indexbackup.php Encoding: Re-open Use Code Editor Close Save Changes Leusë - Sheper
  • al
  • it
  • en

Breadcrumb Navigation

Leusë - Sheper

Leusë - Sheper

Kujdes: hapet në një dritare të re. PDFPrinto

 

  1. Leusë - Sheper

 

 

Distanca e shtegut:  11.6 kilometra
Lartësia minimale: 257 metra, maksimale: 1,450 metra
Lartësia përmbledhëse në ngjitje:  1,239 metra, në zbritje: 613 metra

Niveli i vështirësisëe moderuar

Kohëzgjatja e rrugëtimit: 7 orë

Ngjyra e sinjalistikës: e bardhë/e kuqe/e bardhë

 

Ky është një shteg interesant pasi të jep mundësinë të kalosh nga Lugina e Vjosës në Luginën e Zagorisë përgjatë një rruge të vjetër mushkash e cila vazhdon të jetë e përdorur nga banorët e zonës, barinjtë që kalojnë verën në mal me bagëtinë dhe karvanet e bagëtive të cilat nisen nga Konispoli dhe përdorin këtë rrugë për të arritur në Malin e Gramozit, në zonën e Ersekës.

Pjesa shqiptare e Luginës së Zagorisë është e rrethuar nga tre vargje malesh të cilat janë të kalueshme vetëm nga zona e Libohovës, përgjatë grykës së lumit Suha ose nga rruga e re e cila të çon në fshatin Zhej, nëpërmjet malit të Çajupit, i cili përbën opsionin më të shkurtër në qoftë se nisja bëhet nga Përmeti.

Duke pasur parasysh që Lugina e Zagorisë ka një pozicion të thellë gjeografik, mbetet akoma një zonë e paeksploruar nga pjesa më e madhe e vizitorëve dhe për pasojë ruan akoma në mënyrë origjinale bukuritë e saj natyrore. Malet që e rrethojnë, ofrojnë mundësi për një numër të lartë shtigjesh dhe është padyshim  mungesa e infrastrukturës e cila ka ndaluar që kjo zonë të afirmohet si një nga destinacionet kryesore të trekking.

Ky shteg shkurton një distancë prej 100 km të rrugës kryesore në vetëm 13 km  nëpërmjet përdorimit të grykës. Është kjo arsyeja për të cilën, rruga e vjetër e mushkave vazhdon të jetë e përdorur.

Shtegu fillon nga Kisha e Leusës (WP 1), që është porta hyrëse e fshatit dhe vijon në të poshtë duke marrë rrugën e vogël e cila ngjitet në të djathtë të rrugës me çakëll. Pasi kini lënë mbrapa shkollën e fshatit, ngjiteni përgjatë një lëndine të vogël (WP 2), ku pamja hapet përgjatë grykës së Dhembelit dhe , këtu, mund të krijoni një ide për pjesën më të lartë   të këtij rrugëtimi.

Nga kjo pikë ndalimi, rruga vijon në drejtim të jugut deri sa të arrini tek kisha e vogël (WP 3) dhe në vijim vazhdon në drejtimin jug-perëndim, duke lënë poshtë në të majtë një livadh të gjerë në të cilën ndodhet një kasolle e cila përdoret nga barinjtë. Pas disa qindra metrash, shtegu kalon një pellg i cili përdoret për tufat e bagëtive dhe një burim uji i cili ndodhet pas rreth 100 metrash.  Nga burimi i ujit, shtegu vijon nëpërmjet një ngjitjeje të pjerrët duke marrë nga e djathta e udhëkryqit (në perëndim). Pas rreth 600 metrash, duke ndjekur një rrugë të përdorur nga mushkat, shtegu të nxjerr në një livadh (WP 4) dhe fillon të bëhet më i pjerrët, duke vijuar në drejtimin jugperëndim.

Në pikën (WP 5) rruga hyn në pyll dhe duhet të bëhet kujdes gjatë ecjes pasi që nga ky moment dhe në vazhdim,  shikimi bëhet i vështirë në disa vënde. Në udhëkryqin që vjen (WP 6), shtegu vijon në të majtë duke u ngjitur në formë zig zake mes për mes pyllit deri në dalje të tij. Sapo del nga pylli, ofrohet një panoramë mbresëlënësë e luginës së Vjosës, Parkut Kombëtar Bredhi i Hotovës dhe e malit të Dhëmbelit.

Pasi dilet nga pylli, shtegu vijon me një ngjitje të pjerrët e cila është e fundit e tillë dhe të nxjerr në pikën  (WP 7), një vend i cili të fton të çlodhesh dhe të shijosh pamjet panoramike të Përmetit dhe të luginës së Zagorisë.

Zbritja drejt Sheperit është e lehtë! Ajo vijon  përgjatë një shtegu i cili duket qartë dhe mund të vazhdohet në drejtim të jugut drejt grykës e cila është e kufizuar nga mali i Dhëmbelit në perëndim dhe dhe nga ai i Nemërçkës në lindje.

Segmenti i parë i zbritjes kalon nëpërmjet lëndinash të bukura. Aty  mund të vini re barinjtë dhe stanet që ata  kanë ndërtuar. Kjo vihet re kryesisht gjatë periudhës së verës pasi sjellin aty tufat e tyre të bagëtive. Bëni kujdes që tu afroheni staneve vetëm nëse bariu ndodhet aty pasi qentë nuk janë shumë miqësore me njerëz të panjohur të cilët i afrohen territorit të tyre. Nga pika WP 8 (stani i fundit i barinjve), gryka bëhet e ngushtë dhe shtegu vijon në faqen e majtë (drejtimi lindje) të kanionit.

Është një shteg  shumë i përdorur dhe e pamundur të mos vihet re. Gjithashtu ofron pamje fantastike të malit të Lunxhërisë dhe lëndinave të Sheperit. Pas afërsisht 2.5 kilometrash, shtegu kalon mbi përroin e tharë (WP 9) dhe nga aty mund të dallohet lehtësisht fshati Sheper. Në më pak se 1 kilometër shtegu takohet me rrugën me çakull që është rruga kryesore për në fshat  (WP 10). Duke ecur në të djathtë (drejtimi perëndim) përgjatë rrugës me çakull mund të arrihet stacioni i autobuzit i cili ndodhet rreth 200 metra larg. 

 

UTM Pika ndalimi

1. 34 T 445303 4452285, Kisha e Leusës, 257 m

2. 34 T 445239 4452163, lëndinë, 458 m

3. 34 T 445286 4452041, kisha e vogël, 472 m

4. 34 T 444906 4451109, lëndinë, 751 m

5. 34 T 444510 4450923, hyrja në pyll, 916 m

6. 34 T 444161 4450872, udhëkryq, 1026 m

7. 34 T 443325 4450317, kalimi i Dhembelit, 1450 m

 

Shiko Leusë - Sheper në një hartë të madhe

Share this post

  • 19.06.13

    Tre giorni ricchi di appuntamenti, eventi e iniziative per raccontare Lexo më shumë...