Editing: /home/permetweb/public_html/permet/indexbackup.php Encoding: Re-open Use Code Editor Close Save Changes Rrugë qarkore: Leusë – Dhëmbel – Lipë – Leusë
  • al
  • it
  • en

Breadcrumb Navigation

Rrugë qarkore: Leusë – Dhëmbel – Lipë – Leusë

Rrugë qarkore: Leusë – Dhëmbel – Lipë – Leusë

Kujdes: hapet në një dritare të re. PDFPrinto

 

5. Rrugë qarkore: Leusë – Dhëmbel – Lipë – Leusë

Distanca e shtegut: 15,2 kilometra
Lartësia minimale: 333 metra, maksimale: 1,660 metra
Lartësia përmbledhëse në ngjitje: 1,367 metra, në zbritje: 1,367 metra
Niveli i vështirësisë:  e moderuar
Kohëzgjatja e rrugëtimit:   8-9 orë

Ngjyra e sinjalistikës:   e bardhë/e kuqe/e bardhë

 

Ky rrugëtim zhvillohet përgjatë një rruge mushkash -  sfiduese - e cila përdoret përgjithësisht nga barinjtë. Shtegu vijon përgjatë një ngjitjeje të pjerrët të fshatit Leusë buzë malit të Dhëmbelit duke ndjekur anën veriore të tij, nëpërmjet një shtegu të lehtë i cili të mundëson të shijosh pamje panoramike që të  lënë pafrymë. Më pas shtegu zbret butësisht deri në fshatin Lipë. Nga kjo pikë shtegu të çon mbrapa lehtësisht deri në fshatin Leusë.

Nga fshati Leusë deri në buzë të Dhëmbelit, rrugëtimi ndjek shtegun n° 4. Nga pika më e lartë e kalimit (WP 7) merrni djathtas duke u ngjitur në drejtimin veri-perëndim përgjatë prirjes veriore të malit të Dhëmbelit. Pas rreth 500 metrash (WP 8) vjen një zbritje e lehtë e cila u lejon, atyre që janë të interesuar  të ngjiten deri në majë të malit, të lënë shtegun dhe të marrin drejtimin për tu ngjtur në majë.

Ky shteg vijon përgjatë një ngjitjeje të butë dhe të çon pas pak kohësh në një stan barinjsh (WP 9).

Pasi të  keni kaluar stanin, shtegu fillon të ulet poshtë duke kaluar pranë një tjetër stani bagëtish i cili ndodhet në një lëndinë të bukur (WP 10). Pas rreth 1 kilometri, në afërsi të një pellgu uji të pijshëm për bagëtitë, vijoni drejt (veri-perëndim) një masivi të madh guri  (WP 11) të cilin mund ta dalloni që nga stani i bagëtive.

Masivi i madh i gurit krijon një hije të këndshme, sidomos gjatë periudhës së verës ku mund të pushoni dhe të konsumoni  diçka për të ngrënë dhe për të pirë. Nga këtu mund të arrini pikën më piktoreske dhe më spektakulare të malit të Dhëmbelit ku peisazhi ndryshon totalisht pamjen duke kaluar nga ai i gjelbër (bimor) në fillim, në një peisazh shumë shkëmbor.

Nga masivi i madh i gurit vijoni zbritjen në fillim në drejtim të lindjes deri sa të arrini, pas rreth 200 metrash, një shteg të lehtë i cili vazhdon përgjatë një zbritjeje të pjerrët në drejtim veri-perëndim në formë zik zake. Pas pak arrihet në një ndërtesë të rrënuar e cila përdorej si baxho gjatë periudhës së komunizmit (WP 13). Duke vijuar në të majtë në ngjitje për rreth 300 metra nga ndërtesa e rrënuar, mund të gjeni ujë të pijshëm në brendësi të një shpelle e cila ndodhet në shtratin e  një përroi të tharë (WP 14). 

Nga ndërtesa e rrënuar, shtegu vazhdon me zik zake për rreth 1.5 kilometër në drejtimin veri-lindje deri sa arrini në një pemë corniolo (WP 15).  Duke vijuar në drejtimin veri-lindje përgjatë një rruge e cila duket qartë,  kaloni një pellg uji të pijshëm për bagëtinë, pas rreth 300 metrash kthehuni majtas në udhëkryqin (WP 16) dhe në vazhdim vijoni në zbritje, në drjtim të një kryqi të madh ku një rrugë tjetër e dukshme qartë  do t’ju ç ojë poshtë deri në fshat.

Rruga e kthimit deri në Leusë gjendet përgjatë shtegut n°3 (Lipë – Leusë – Lëshicë).

Për tu kthyer në Leusë nuk është e nevojshme të vijoni midis shtëpive të Lipës por vijoni ecjen në pikën WP 1 të shtegut n. 3. Nga shtegu i mësipërm, para se të hyni në rrugën e fshatit (WP 17), merrni djathtas duke vijuar shtegun i cili kalon afër një burimi uji. Ky shteg takohet me shtegun n. 3 pas rreth 500 metrash, afër pellgut të ujit për bagëtinë (WP 3 eskursionit  n. 3).

 

UTM Pika ndalimi

  1. 7.34 T 443324 4450332, kalim, 1423 m
  2. 8.34 T 443062 4450648, drejt majës, 1567 m
  3. 9.34 T 442602 4450768, stan i barinjve,  1655 m
  4. 10.34 T 441954 4451446, stan i barinjve,  1593 m
  5. 11.34 T 441597 4451763, masiv i madh guri, 1561 m
  6. 12.34 T 441815 4451796, shteg, 1509 m
  7. 13.34 T 442021 4452080, ndërtesa e rrënuar, 1329 m
  8. 14.34 T 442021 4451883, burim uji, 1357 m
  9. 15.34 T 442572 4452693, alberi di corniolo, 909 m
  10. 16.34 T 442979 4452936, udhëkryq, 771 m
  11. 17.34 T 443302 4453101, Lipë 602 m

ShikoLeusë – Dhëmbel – Lipë – Leusë në një hartë të madhe

Share this post

  • 19.06.13

    Tre giorni ricchi di appuntamenti, eventi e iniziative per raccontare Lexo më shumë...