Editing: /home/permetweb/public_html/permet/indexbackup.php Encoding: Re-open Use Code Editor Close Save Changes Ujëvara e Sopotit
  • al
  • it
  • en

Breadcrumb Navigation

Ujëvara e Sopotit

Ujëvara e Sopotit

Kujdes: hapet në një dritare të re. PDFPrinto

 

  1. Ujëvara e Sopotit

 

Distanca e shtegut:  5,7 kilometra (vajtje ardhje)
Lartësia minimale: 464 metra, maksimale: 867 metra
Lartësia përmbledhëse në ngjitje: 300 metra, në zbritje: 300 metra
Niveli i vështirësisë:  e lehtë
Kohëzgjatja e rrugëtimit:  3 orë

Ngjyra e sinjalistikës:  e bardhë/e kuqe/e bardhë

 

Kjo  është një rrugë e shkurtër  që nis nga fshati i Stërmbecit  dhe të çon tek kjo ujëvarë e bukur  në këmbët e vargmalit të Nemërçkës.

Rruga ofron pamje shumë të bukura nga ana jugore e  mali të Nemërçkës dhe mbi të gjitha pamje spektakolare të monumentit natyral të cirkuitit akullnajor të Nemërçkës.

Akulli ka formën e një kolltuku gjigandt me gjatësi 2 km dhe 600 metra gjerësi.

Mund të parkoni në fshatin e Stërmbecit  mbi një fushë të bukur që ndodhet para se të shkoni në qëndrën e fshatit (wp 1)  dhe më pas të ndiqni rrugën malore jo të asfaltuar që çon  në perëndim  të malit. Pak metra më tutje kthehuni në të majtë në udhëkryqin (WP 2), dhe pasi kini aritur në qëndër të fshatit merni rrugën e ngushtë prej guri të rrethuar nga shtëpitë.

Vazhdoni përgjatë rrugës së gurit për disa metra në ngjitje dhe automatikisht arini në fillimin e shtegut (WP 3).

Rruga është e dukshme dhe  butësisht të çon në kodër, duke ofruar pamje të mrekullueshme të malit të Nemërçkës.

 

 

Kthehuni në të majtë të udhëkryqit pasardhës të pikës (WP 4) duke ndjekur shtegun ose mund të ktheheni në të djathtë për të shkuar tek një burim uji që është pak metra më tutje. Pas rreth 150 metrash arini tek një lëndinë shumë të bukur ku nga aty mund të shijoni pamjet e bukura të fshatit, të luginës dhe të malit të Nemërçkës (WP 5).Nga kjo pikë gjithashtu mund të shijoni  ujëvarën gjatë grykës së malit ku dhe shtegu bëhet më i dukshëm. Ka disa pjesë të ekspozuar, por të sigurt për të kaluar.

Nga ujëvara mund të zgjidhni që të ktheheni mbrapa në fshat ose të vazhdoni të eksploroni duke marrë  drejtimin për në  jug dhe duke zbritur përgjatë akukllnajës së Nemërçkës.

 

UTM Pikë Qëndrimi

  1. 34 T 454275 4444965, mundësi parkimi,460 m
  2. 34 T 454332 4444909, kalim, 482 m
  3. 34 T 454376 4444866, rrugicë, 502 m
  4. 34 T 453839 4444661, udhëkryq, 557 m
  5. 34 T 453747 4444643, lëndinë, 592 m
  6. 34 T 452527 4444049, ujëvarë, 800 m

Shiko Ujëvara e Sopotit në një hartë të madhe

Share this post

  • 19.06.13

    Tre giorni ricchi di appuntamenti, eventi e iniziative per raccontare Lexo më shumë...