Editing: /home/permetweb/public_html/permet/indexbackup.php Encoding: Re-open Use Code Editor Close Save Changes Maja e Dritës/Papingut – Maja e Nemërçkës
  • al
  • it
  • en

Breadcrumb Navigation

Maja e Dritës/Papingut – Maja e Nemërçkës

Maja e Dritës/Papingut – Maja e Nemërçkës

Kujdes: hapet në një dritare të re. PDFPrinto

 

  1. Maja e Dritës/Papingut – Maja e Nemërçkës

Distanca e shtegut: 4,9 kilometra (vetëm vajtja)
Lartësia   minimale: 1061 metra, maksimale: 2485 metra
Lartësia përmbledhëse në ngjitje: 1, 424 metra,  zbritje:  1, 424 metra
Niveli i vështirësisë:    i mesëm
Kohëzgjatja e rrugëtimit:   8 orë ( vajtje ardhje)

Ngjyra e sinjalistikës:   e bardhë /e kuqe/ e bardhë 

 

Nemërçka, mali i dytë më i lartë i jugut të Shqipërisë  (2485m) pas Gramozit, paraqet një anë lindore të mrekullueshme që zbret poshtë luginës së Vjosës .Ky shpat mali  është shumë ndryshe nga pjesa perëndimore në zonën e Zagorisë. Shtegu ngjitet butësisht deri tek kasollja e bariut dhe pastaj mund të ndiqni drejtimin  e rrugës,e cila  është qartësisht e dukshëme. Vetë  Zagoria është apsolutisht spektakulare dhe  hyrja e Nemërçës bën të mundur një pamje panoramike të të gjithë zonës e cila është e  mbrekullueshme. Nga kjo pikë rruga është e gjatë (gati 5 orë në ngjitje, gjysma në zbritje),  me  1400 metra disnivel.

Mbërrin në fillim të rrugës: ktheu majtas tek udhëkryqi (UTM 34 T 448539 4439642), gati 3 kilometra para se të arrish në Sopik, tek  rruga kryesore që lidh fshatin  Skore me fshatin  Sopik. Ndiqni këtë rrugë për rreth  1.2 kilometra dhe ndaloni në fund të një fushe të gjerë, e të pjerrët  (WP 1). Sigurohuni të ndiqni që nga fillimi shtegun pasi bimësia e dëndur e faqes së pjerrët mund tua vështirësojë pamjen.

Nga fillimi i rrugës (WP 1) rruga ngjitet në drejtim të veriut me ziK zake dhe pas një kilometri arrini në një rrugë të pjerrët me çakëll  (WP 2). Pas disa minutash ecje në rrugën me çakëll,  ndiqni këtë rrugë të pjerrët me zik zake, në drejtim verilindje, që të shpie deri në një livadh,ku mund të shikoni disa kasolle që i  përdorin barinjtë  (WP 3). Ndiqni këtë rrugë në drejtim verilindje dhe merrni pas pak minutash majtas (WP 4). Nga udhëkrqi vazhdoni rrugën që duket mirë në drejtimin veriperëndim, përgjatë një rruge të pjerrët me bar, vazhdoni të ngjiteni në këtë rrugë deri në krye. Rruga fillon të bëhet e vështirë në lartësinë  2000 m , po orientimi për në majën e dritës /Papingut (WP 5) është i thjeshtë.

UTM Pika qëndrimi

1.34 T 448595 4440171, fillimi i rrugës 1061 m

2.34 T 449173 4440188, rrugë me çakëll , 1208 m

3.34 T 449757 4440541, kasollet e barinjve, 1602 m

4.34 T 449923 4440545, udhëkryq 1659 m

5.34 T 451643 4441680, Maja e Dritës, 2485 m

 

 

Shiko Maja e Dritës/Papingut – Maja e Nemërçkës në një hartë të madhe

Share this post

  • 19.06.13

    Tre giorni ricchi di appuntamenti, eventi e iniziative per raccontare Lexo më shumë...