Editing: /home/permetweb/public_html/permet/indexbackup.php Encoding: Re-open Use Code Editor Close Save Changes Biovizhdë – Gryka e Kazanit - Biovizhdë
  • al
  • it
  • en

Breadcrumb Navigation

Biovizhdë – Gryka e Kazanit - Biovizhdë

Biovizhdë – Gryka e Kazanit - Biovizhdë

Kujdes: hapet në një dritare të re. PDFPrinto

 

  1. Rruga qarkore lidhëse: Biovizhdë – Gryka e Kazanit - Biovizhdë

 

Distanca e shtegut: 16.4 kilometra
 Lartësia minimale: 671 metra, maksimale: 1,952 metra
Lartësia përmbledhëse në ngjitje: 1,399 metra, në zbritje: 1,300 metra

Niveli i vështirësisë:  i mesëm
Kohëzgjatja e rrugëtimit:   8 orë

Ngjyra e sinjalistikës:   e bardhë /e kuqe/ e bardhë 

 

Gryka e Kazanit është emri i grykës që shtrihet në këmbët e malit  Nemërçkë. Një gryk e tillë është e mrekullueshme dhe i ofron ekskursionistit, pamje që të lënë pa fjalë. Në këtë zonë ka shumë fusha me bar, populluar nga barinj, sidomos në verë, në të dy krahët. Distanca e rrugës në ngjitje është e gjatë por zbritja është e lehtë dhe e thjeshtë.

Rruga fillon në hyrje të fshatit, 20 metri në veri të statujës (WP 1). Një pikë e mirë orjentimi është shtëpia në të djathtë kur i afrohesh fshatit nga rruga. Afër shtëpisë së parë, rruga vazhdon e pjerrët në një rrugicë përgjatë shpatit të kodrës, deri sa të arrish tek pika e vjetër ushtarake e kufirit  (WP 2). Tek vëndi ushtarak ndodhet një burim uji- i vetëm në këtë rrugë. Nga kjo pikë rruga vazhdon në të djathtë (drejtimi perëndim ) në një rrugicë të dukshme që në fillim ka të njëjtin nivel, por në vazhdim zbret butë deri në pyll.

 Pasi kemi bërë  2.4 kilometra rrugë - pjesa më e madhe në  pyll, në një rrugë të dukshme dhe e vështirë për të humbur - arrin në një pikë të mirë shikimi (WP 3) të  Grykës së Kazanit, nga këtu ke një shikim të mirë të pjesës shkëmbore të Nëmërçkës. Nga ky moment rruga bëhet më e thepisur dhe me zik zake që përshkon pyllin, gjithmonë në drejtim jugperëndim. Pas pak arrijmë jashtë pyllit (WP 4), për të vazhduar me nje ngjitje të lehtë në drejtimin e jugut ,përgjat një rruge me bar.Pasi kemi kaluar pyllin, përpara syve tanë prezantohet nje pamje e mbrekullueshme që të lë pa frymë. Rruga është e dukshme edhe pse bari është në lartësinë e gjurit (Shtator 2012). Zbritja bëhete butë në drejtimin e jugut, duke kaluar disa kanale uji të tharë. Në këtë zonë mund të shikoni edhe gjurmë të ortekëve.

Pas kanalit të tetë të tharë – më i madhi – është një shteg që  ndjek përroin që të shie deri në kufi, kurse shtegu jonë përshkron këtë përrua dhe ngjitet në rrugën e mëparshme ne drejtimin jugperëndim (WP 5). Pas rreth 600 metrash rruga të shpie në rrënojat e vjetra të postës  ushtarake të kufirit  (WP 6). Nga kjo pikë lini rrugën kryesore,  ndiqni rrugën deri te  gryka dhe vazhdoni ecjen në drejtimin jug perëndim, pasi keni kaluar  një bunker rreth 100 metrash. Rruga vazhdon pastaj duke kaluar në një pyll për rreth disa qindra metra.

Pasi kemi dalë nga pylli, kalojmë një rrugicë me çakëll dhe vazhdojmë në jugperëndim në një rrugë të dukshme me bar.

Para se të fillojë zbritja deri në fund, ku gjenden kasollet e barinjve, në ultësirën e Nëmërçkës, kthehuni majtas (drejtimi jug lindje) duke lënë rrugën kryesore për të marrë një rrugicë që ngjitet në drejtimin juglindje, në fillim ëmbël, por pastaj vazhdojmë në një rrugë zigzag përgjat shpatit të kufirit (ËP 7) – një vend pritës për tu clodhur dhe për tu kënaqur me pamjen e bukur në të dy krahët e kufirit.

Rruga vazhdon përgjatë kreshtës së kufirit, në drejimin verilindje, ofron pamje spetakolare si nga krahu i djathtë, me malet e Greqisë dhe lugina e Vjosës, si na krahu i majtë ku shikohet Gryka e Kazanit dhe    Nëmërçka.

Pas rreth 1.3 kilometra, në majë të majit , arrijme të shikojmë një kollonë në cimento ose siҫ quhet piramida   n°12 që tregon kufirin (WP 8). Më pas rruga zbret shpejt në një vend të bukur me  deri në piramidën  e fundit (WP 9).

Nga këtu mund të vazhdojmë rrugën që të shpie tek vendi i takimit të malit  Silivit (1852 m) ose të marrësh pjesën perëndimore të malit, që vazhon në veri lindje pak a shume në një nivel. Pas rreth 700 metra rruga zbret me  zigzage (WP 10). Është e thjeshtë të orientohesh – nga pika më e lartë e shtegut është e mundur të shikosh fshatin  Biovizhdë. Rruga vazhdon në fillim djathtas ( lindje ) , në pak minuta, deri në një livadh me bar, me kumbulla dhe një kasolle e bariu (WP 11). Rruga vazhdon në verilindje dhe të shpie në një lerë me ujë që pinë bagëtitë  WP 12, vazhdoni në drejtim të lindjes për rreth  500 metra dhe pastaj hyjmë në pyll (WP 13). Nga kjo pikë vazhdojmë në drejtim veri perëndim .

Në udhëkryqin (WP 14) marrim djathtas, duke vazhduar në verilindje. Pas pak minutash përshkrojmë një përrua  të thatë që  në fund kryqëzohet me një shteg që korrispondon dhe pikën ushtarake të kufirit (WP 2).

 

UTM Pikë qëndrimi 

1.34 T 460536 4438801, hyrja nëBiovizhdë, 669 m

2.34 T 459845 4438169, pikë e vjetër kufitare, 951 m

3.34 T 457614 4438740, pamje, 1093 m

4.34 T 457542 4438463, dalja nga pylli, 1234 m

5.34 T 457622 4437452, Përrua i thatë, 1384 m

6.34 T 456978 4437015, rrënojat e pikës kufitare , 1531 m

7.34 T 456403 4434980, pikë kufitare, 1865 m

8.34 T 457288 4435831, piramida no. 12, 1952 m

9.34 T 458049 4436414, piramida no. 11, 1738 m

10.34 T 458595 4436849, fillim i zbritjes, 1723 m

11.34 T 459077 4436937, lëndinë 1528 m

12.34 T 459408 4437141, lera, 1368 m

13.34 T 459782 4437183, hyrja në pyll 1210 m

14.34 T 459606 4437522, udhëkryq, 1146

Shiko Biovizhdë – Gryka e Kazanit - Biovizhdë në një hartë të madhe

Share this post

  • 19.06.13

    Tre giorni ricchi di appuntamenti, eventi e iniziative per raccontare Lexo më shumë...