Editing: /home/permetweb/public_html/permet/indexbackup.php Encoding: Re-open Use Code Editor Close Save Changes Gryka e Këlcyrës – Limar - Mbrezhan
  • al
  • it
  • en

Breadcrumb Navigation

Gryka e Këlcyrës – Limar - Mbrezhan

Gryka e Këlcyrës – Limar - Mbrezhan

Kujdes: hapet në një dritare të re. PDFPrinto

 

  1. Gryka e Këlcyrës – Limar - Mbrezhan

 

Distanca e shtegut: 14.9 kilometra
Lartësia  minimale: 150 metra, maksimale: 1, 034 metra
Lartësia përmbledhëse në ngjitje: 996 metra, në zbritje: 984 metra
Niveli i vështirësisë:      i mesëm
Kohëzgjatja e rrugëtimit:   8 orë

Ngjyra e sinjalistikës:   e bardhë /e kuqe/ e bardhë 

 

Kjo është një rrugë relativisht e gjatë, po shumë e bukur, që ofron pamje të mrekullueshme të Grykës  Këlcyrës,  të kanionit  Zagoria dhe e malit  Çajupi. Rruga të shpie të shikosh edhe fshatin piktoresk  Limar, që është një vend i bukur si ҫlodhesh dhe të kalosh natën. Nga  Limari rruga përshkron fshatin dhe vazhdon në fshatin  Mbrezhan që ndodhet afër qytetit  Këlcyrë.

Ka mikrobuza që bëjnë linjën nga Përmeti në Këlcyrë, po duhet të negociosh me shoferët e mikrobuzave për tu shpënë tek restorantet e Gryka e Këlcyrës, o duhet të marrësh taksi për të vajtur tek restorantet e Grykës së Këlcyrës.

Ka mundësi që rruga nga Limari në Mbrezhan të jetë me ujë.

Rruga nis nga  Ristorant River që ndodhet tek Gryka e Këlcyrës. Rruga në fillim është e pjerrët, vazhon në drejtimin jug perëndim përgjat një pylli, në një rrugicë të ngushtë. Merr djathtash tek udhëkryqi (WP 2), pas 150 metra, në pikën ku ka një rrugicë që ngjitet në të majtë, një rrugicë që përdoret nga druvarët.

Edhe pse ka disa rrugica është e vështirë për të gabuar drejtimin, përshkak që rrugica është më e madhe dhe  e dukshme. Vëndasit e përdorin këtë rrugicë rregullisht,  sidomos në periudhën e dimrit, ku rruga kryesore për në Këlcyrë  (qyteti më i afërt) është e bllokuar nga dëbora.

Rruga vazhdon ngjitet në kodër dhe gjatë rrugës bimësia bëhet më e rrallë dhe mund të shijoni  panoramën e mrekullueshme të  Grykës së Këlcyrës, sidomos kur keni arritur tek disa shkëmbinj në të djathën e rrugës :një pikë që të paralajmëron të ndalosh pak dhe të shikosh pamjen piktoreske të  Grykës së Këlcyrës (WP 3).

Pasi kalon masën e shkëmbinjëve pas rreth  150 metra, rrugica është me ҫakëll dhe vazhdojmë në të djathë në udhëkryqin tjetër. Pas disa minutash arrijmë në një shesh me ҫakëll, nga këtu poshtë këmbëve tuaj  mund të shikohet fabrikën e ujit dhe manastirin.  Pasi kemi kaluar rrugicën me ҫakëll, rreth 100 metra mëtutje, rrugica kryqëzohet dhe duhet të mbani të djathën tuaj për tu ngjitur më lehtë (WP 4). Rruga vazhdon përgjat kodrës për rreth 130 metra në ngjitje, për të fituar rreth 130 metra  disnivel para se të vesh tek Shtegu i Pelës, pika WP 5. Pasi keni arritur Shtegun i Pelës, rruga vazhdon më e gjerë dhe më e lehtë. Shumë afër,  ju do të shihni që rruga është me kalldrëm në pjesën më të ekspozuar të shpatit të malit.

Rreth 100 metra më tutje rruga vazhdon në të majtë,  një udhëkyq ku një rrugë zbret poshtë në  Zagoria. Rruga vazhdon në një rrugicë, me ngjitje dhe zbritje të shkurtëra, duke kaluar disa kasolle barinjsh (WP 6) dhe pas  3 kilometra nis ngjitja në drejtimin e lindjes (WP 7), në brëndësi të një gryke që prezanton shkëmbinj dhe disa kaskata. Në pjesën më të vështirë, rruga është e sigurtë falë murrit me gurrë dhe në këtë mënyrë mund të kalojmë thjeshtë me kafshë. Pas disa minutash rruga ju shpie deri në fshatin Limar, një vend pritës për tu ҫlodhur pak.

Vazhdoni në drejtimin e veriut në rrugën kryesore që lë fshatin Limar dhe kthehuni në të djathë për të marrë një rrugicë, direkt pasi kemi lënë pas shtëpinë e fundit të  Limarit (WP 8). Rruga ngjitet në drejtimin verilindje dhe vazhdon në një rrugicë e shënuar nga një rrëke përroi. Pas disa metrash rruga kalon afër depozitës së fshatit. Pasi kalojmë depozitën, vazhdojmë derisa kalojmë një përrua dhe direkt pas, kalojmë një rrugë me ҫakëll (WP 9) që vazhdon në drejtim veriperëndim, në një rrugë të dukshme.

Në pikën më të lartë të rrugës ndodhen rrënojat e një kishe (WP 10) dhe nga aty rruga vazhdon në të djathë në një zbritje të butë. Pas rreth 1 kilometri pamja shtrihet mbi Këlcyrë  (WP 11). Nën këmbët tuaj mund të shikoni rrugën me ҫakëll që lidh fshatin  Mbrezhan me Limarin.

Zbritja fillon të jetë më e vështirë në drejtimin verilindje dhe rruga kryqëzohet me rrugën me ҫakëll (WP 12) pas rreth 1 kilometër, rruga vazhdon në një rrugicë që kalon afër rrugës kryesore me ҫakëll dhe e kryqëzon përsëri pas pak. Në këtë pikë rruga vazhdon në rrugën kryesore me ҫakëll për rreth 1 kilometër pastaj marrim majtas në udhëkryq, ku fillojnë shtëpitë. Në kryqëzim ndodhet edhe një ҫezëm publike (WP 13). Nga ҫezma vazhdojmë djathtas, përgjatë një rruge të rrethuar nga gardhe druri. Pas pak që jemi në këtë rrugë kryqëzohemi me një rrugë me zaje afër një ndërtese; në këtë pikë lëmë rrugën  (WP 14) për të vazhduar në të djathtë, duke lënë ndërtesën në të majtë. Kjo rrugë të shpie tek një urrë këmbësore të  bukur  mbi lumin  Vjosa, shumë afër rrugës kryesore  (WP 15).

UTM Pika qëndrimi

1.34 T 428742 4460974, fillimi I rrugës, 150 m

2.34 T 428664 4460886, udhë201 m

3.34 T 428456 4460622, pikë vëzhgimi 268 m

4.34 T 428218 4460424, kryqëzime, 345 m

5.34 T 427766 4460621, shteg, 470 m

6.34 T 427879 4459840, kasolle ҫobanësh, 559 m

7.34 T 428956 4457284, fillimi I zbritjes 611 m

8.34 T 429741 4457165, Limar, 730 m

9.34 T 429770 4457708, udhëkryq, 792 m

10.34 T 430271 4458601, shteg, 950 m

11.34 T 430369 4459095, pikë vëzhgimi, 1033

12.34 T 430927 4459721, kalim i rrugës me ҫakëll 1002 m

13.34 T 431765 4460914, udhëkryq, 608 m

14.34 T 431719 4461518, udhëkryq, 359 m

15.34 T 432490 4462046, urrë, 195 m

 

Shiko Gryka e Këlcyrës – Limar - Mbrezhan në një hartë të madhe

Share this post

  • 19.06.13

    Tre giorni ricchi di appuntamenti, eventi e iniziative per raccontare Lexo më shumë...