Editing: /home/permetweb/public_html/permet/indexbackup.php Encoding: Re-open Use Code Editor Close Save Changes Bredhi i Hotovës qendër – Rrënojat e kishës – Bredhi i Hotovës qendër
  • al
  • it
  • en

Breadcrumb Navigation

Bredhi i Hotovës qendër – Rrënojat e kishës – Bredhi i Hotovës qendër

Bredhi i Hotovës qendër – Rrënojat e kishës – Bredhi i Hotovës qendër

Kujdes: hapet në një dritare të re. PDFPrinto

 

  1. Bredhi i Hotovës qendër – Rrënojat e kishës – Bredhi i Hotovës qendër

Distanca e shtegut: 6, 8 kilometera
Lartësia minimale: 1, 070 metra, maksimale: 1, 397 metra
Lartësia përmbledhëse në ngjitje: 346 metra, në zbritje: 346 metra
Niveli i vështirësisë:      i mesëm
Kohëzgjatja e rrugëtimit:   3 orë

Ngjyra e sinjalistikës:   e bardhë /e kuqe/ e bardhë

 

Kjo është një rrugë e lehtë që përshkruan Parkun Kombëtar të  Bredhit të Hotovës, nga këtu mund të shijoni pamjet pa fjalë të malit Dhëmbel dhe Nemërçka. Mund edhe të shikoni në majë  rrënojet e një kishe, një vend që të  fton për tu ҫlodhur dhe të shikon peisazhin e bukur

Rruga fillon tek ndërtesa e  pyjores (WP 1) dhe ngjitet , përgjatë  pyllit, në një rrugë të ngushtë që bëhet e vështirë të gjendet nga gjethet dhe pemët e pyllit. Pas pak arrijmë në një livadh me bar (WP 2) ku duhet të bëjmë kujdes që të mos humbasim shtegun. Mbajmë të majtën tonë përgjatë pyllit dhe marrim përsëri majtas në kryqëzimin pasardhës (WP 3). Rruga ngjitet ngadalë deri në majë, ku mund të gjeni rrënojat e kishës (WP 4). Me mbërritjen tek rrënojet e kishës mund të ҫlodhemi dhe të shijojmë panoramën e malit Dhëmbel dhe Nemërçka.

Rruga  vazhdon përgjatë shpatit, duke ofruar pamje spetakolare, duke vazhduar në të djathë të kryqëzimit të ardhshëm, rreth 150 metra më tutje (WP 5), dhe vazhdon në zbritje të shpatit, deri tek  Qafa e Polonicës (WP 6). Marrim poshtë në të majtë për tu kthyer në fillim të shtegut. Zbritja në të djadhtën tuaj do ju shpie tek fshati i Hotovës dhe Kosovës.

Zbritja është e lehtë dhe  e thjeshtë  për tu ndjekur. Pas rreth 1.2 kilometra do të shikojmë disa rrënoja të një ndërtese që është përdorur nga ndërmarja pyjore (WP 7). Ecim edhe disa metra dhe vazhdojmë në të djathtë deri tek burimi afër përoit  (WP 8).

Rruga vazhdon përgjatë një rruge të gjerë dhe arin në një rrugë  me ҫakëll pas  800 metri (WP 9). Në këtë pikë mbajmë të majtën tek rruga me ҫakëll për tu kthyer në fillim të shtegut.

UTM Pika qëndrimi

1.34 T 447293 4465961, Ndërtesa e pyjores, 1162 m

2.34 T 447238 4465776, shesh, 1209 m

3.34 T 447080 4465498, kryqëzim (mbajmë të majtën tonë), 1241 m

4.34 T 447504 4465448, rrënoja kishe, 1361 m

5.34 T 447653 4465478, kryqëzim (mbajmë të djathtën tonë), 1359 m

6.34 T 448481 4464907, shtegu i Polenicës 1396 m

7.34 T 449024 4465442, rrënoje, 1236 m

8.34 T 449107 4465351, burim uji, 1232 m

9.34 T 448890 4465992, rrugë me ҫakëll, 1133 m

Shiko Bredhi i Hotovës qendër – Rrënojat e kishës – Bredhi i Hotovës qendër në një hartë të madhe

Share this post

  • 19.06.13

    Tre giorni ricchi di appuntamenti, eventi e iniziative per raccontare Lexo më shumë...