VIZITO GJITHE BUKURITE E VENDIT TONE

 

 

 

 

KERKO NE SITE

RRETHI I PERMETIT

 

Rrethi i Përmetit (me rreth 39.000 banorë) është i pozicionuar në juglindje të Shqipërisë, me një siperfaqe prej 929 km². Përbëhet nga dy bashki, bashkia Përmet dhe bashkia Këlcyrë si dhe nga 7 komuna si : Sukë, Ballaban, Çarshovë, Piskovë, Frashër, Petran e Dëshnicë. Ky komunitet mund të përkufizohet si Komunitet Malor. Qyteti i Përmetit, qendër administrative e Rrethit, përshkohet nga lumi Vjosa nga i cili merr emrin dhe lugina. Lumi Vjosa përshkon 58 km të Rrethit dhe renditet i dyti në Shqipëri për rezervat hidrike që përmban; krijon një luginë shumë të bukur e cila ka kontribuar në Shqipëri duke filluar nga Çarshova dhe duke mbaruar në rrethin e Tepelenës. Malet më të rëndësishme janë: Nëmërçkë 2485 metra, Dhëmbel 2080 metra dhe Trebeshina 1922 metra.

Pamje Përmetit nga “Guri i qytetit”
Rrethi ndërtohet nga tre njësi fiziko – gjeografike (zinxhiri malor Qarisht – Dangëlli – Postenan; Lugina e lumit Vjosa dhe zinxhiri malor Trebeshinë – Dhëmbel – Nemërckë). Në antikitet lugina e Përmetit banohej nga fisi Iliria e Parauejve. Shumë emra te kulturës, artit dhe shkencës shqiptare e kanë origjinën nga kjo tokë. Ndër këta mund të përmendim: vëllezërit Frashëri, skulptorët Paskali e Paço, këngëtarët Xhemali e Koço, shkencëtarin Nikolla Çasko, historianët Pollo e Frashëri, linguisti Kostallari, shkrimtarët Bulka e Malëshova si dhe akoma banor i Përmetit, klarinetisti Laver Bariu, fitues i shumë cmimeve nacionale dhe internacionale. Rrethi i Përmetit shtrihet ne gjirin e luginës dhe rrethohet nga male me një florë dhe faunë të vecantë të zonës. Nuk mungojnë parqet me një interes të madh natyror si Bredhi i Hotovës dhe burime termale me ujë sulfurik në luginën e Langaricës, të cilat formojnë pishina natyrale dhe të përdorshme. Gjithashtu janë të shumta monumentet me ineters të madh historik ndër të cilat numërohen shumë kisha, manastire të periudhës bizantine, rrënoja arkeologjike të mbetura nga pushtimi turk (kështjella, ura etj). Itenerareve religjioze kristiane, ju bashkangjiten dhe ato myslimane dhe në veçanti lëvizjet Bektashiane që gjenden në fshatrat Frashër e Ali Postivan, zonat më të zhvilluara dhe të pelegrinazhit. Edhe muzika popullore e folkloriste meriton të citohet pasi është e njohur në të gjithë Shqipërinë. Një tjetër aspekt që e bën të famshme këtë luginë janë dhe produktet tipike agro – ushqimore. Produktet agro – ushqimore tipike dhe me një kualitet të lartë të zonës janë rrushi, në veçanti lloji i veçantë dhe autokton, Debinë e bardhë si dhe Merlot i zi, vishnje, kajsi, fiq, bimë aromatike dhe medicinale. Produkte të cilat kanë një kualitet të admirueshëm janë dhe produktet e mishit; mishi i qengjit, mishi i dhisë etj.

Pamje panoramike e Përmetit dhe malit Dhëmbel
Vera dhe rakia e Përmetit gjithmone janë klasifikuar në më të mirat e Shqipërisë. Me famë janë dhe djathrat, mishi, rigoni, mjalti dhe glikotë ( ëmbëlsirë karakteristike me bazë frutash të freskëta). Gjatë vitit, në Përmet zhvillohen aktivitete të ndryshme si “Festivali Internacional Multikulturor, “Festa e verës”, gara me rafting, kanotazh dhe rally.

 

 

 

 

   ZBULONI SKRAPARI

  

 

          PRODUKTE TIPIKE

          MOUNTAIN BIKE

          RAFTING

          HIKING

          CLIMBING

NA NDIQNI