PERSONALITET TE FAMSHME
Naim Frashëri
Naim Frashëri:Është një nga personalitetet kryesorë të literaturës shqiptare, shprehës i aspiratave të popullit për liri dhe progres. Lindi më 25 Maj 1846 në fshatin Frashër, kreu studimet në Janinë ( Greqi) ku mësoi gjuhë të ndryshme si greqiaht, latinisht, frëngjisht, italisht dhe persisht të cilat kontribuan në formimin e tij si poet. Në 1870 u transferua në Stamboll, por atje u godit nga sëmundja e turbekulozit, u kthye në Shqipëri dhe punoi në Berat dhe Sarandë si nënpunës. Që nga 1886 ka shkruajtur një mori poezish, të cilat bëjnë pjesë në pasurinë e literaturës shqiptare. Ndërroi jetë më 20 Tetor 1900, në moshën 54 vjecare. Vdekja e tij ishte një humbje kombëtare.
Sami Frashëri
Sami Frashëri: vëllai i vogël i Naim dhe Abdyl Frashëri, lindur më 1850, kreu studimet në Janinë ( Greqi) dhe ku mësoi disa gjuhë të huaja si: greqisht, frëngjisht, italisht, arabisht dhe turqisht. Në 1872 u transferua në Stamboll ku punoi si Drejtor i disa gazetave. Objektivi i jetës së tij, si i shumë anëtarëve të Rilindasve Shqiptarë, ishte promovimi dhe zhvillimi i Shqipërisë si dhe pavarësia e vendit. Ndërroi jetë më 18 Qershor 1904 në shtëpinë e tij në Erenköy, Stamboll.
Abdyl Frashëri
Abdyl Frashëri: ka lindur në Frashër më 1839, vëllai i madh i Nim dhe Sami Frashëri. U transferua në Janinë (Greqi) për të punuar dhe u shqua si një figurë politike e viteve 1877. Si Presidenti i Komitetit Shqipëtar në Janinë, punoi për deklarimin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në fund të viteve 1877, kur ishte deputet në Janinë u zgjodh Kryetar i Komisionit Qëndror per Mbrojtjen e të Drejtave të Shqipëtarëve e krijuar në Stamboll. Mori pjesë pothuajse në të gjitha asambletë e mbajtura gjatë luftës mbi njohjen e pavarësisë. U bë anëtar i qeverisë së përkohëshme e ngritur në Prizren më 1881. U arrestua dhe u dënua me vdekje nga gjykata otomane, më pas me një vendim të dytë u dënua me burgim të përjetshëm. Mbas tre vitesh u lirua për arsye shëndetsore, ndërroi jetë në Stamboll më 1892.

Monument i Ushtarit të Panjohur në sheshin e
Përmetit realizuar nga skulptori Odise Paskali
Odhise Paskali: Artist i popullit i cili mund të konsiderohet themelues i skulpturës shqiptare. Është një nga personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar. Lindi më 1903 në Përmet, mbas një periudhe studimesh në Itali në Fakultetin e Literaturës dhe Filozofisë, Universiteti i Torinos, filloi studimet e artit. Themelues i Shoqatës “Miqtë e Arbrit” në vitet ’30, organizatori i galerisë së parë të artitr figuarativ si dhe hapjes së Shkollës së parë për Dizenjo në Tiranë. Fillimisht karrierra e tij artistike u zhvillua në fushën e publicistikës. Sukseshëm u përqafua me skulpturën duke u bërë kështu skulptori i parë profesionist shqiptar. Sot kujtohet nga skulpturat e tij të shumta në të gjithë vendin.
Laver Bariu: Lindi në Përmet më 2 Maj 1929 dhe është ende banor i qytetit, personalitet i muzikës popullore shqiptare. Themelues dhe drejtues i “Sazeve të Përmetit” (Klarinetisti i Përmetit). Êshtë i njohur si jashtë dhe brënda vendit, ku ka fituar cmime të ndryshme edhe për aftësitë e tij si muzikant. Ka marrë pjesë në Festivalin e parë Kombëtar në Tiranë më 1952ku fitoi cmimin e parë si instrumentist popullor. Ka marrë pjesë në shumë festa popullore lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare ku u bë shumë i famshëm. Mars 2001, u dekorua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, për meritat e tij me urdhrin “Mjeshtri i Punës”. Në 2001 me vendim të Këshillit Komunitar të Qytetit të Përmetit, u shpall “Qytetar Nderi” bashkë me Vëllezërit Frashëri, Odhise Paskali dhe Mentor Xhemali.

Klarinetisti i madh Laver Bariu
Mentor Xhemali: Interpretues i madh i muzikës klasike, por edhe i asaj partizane popullore. Lindi më 12 Maj 1924 në Përmet ku dhe nisi karrierën e tij me orkestrën e ushtrisë; ne vitin 1952 fitoi një bursë studimi në Konservatorin “Cajkovski” në Moskë për të ndjekur studimet e kantos. Që nga ky moment, pjesëmarrja e tij në koncertet jashtë vendit u bë shumë e rëndësishme: Jugosllavi, Bashkimi Sovjetik, Poloni, Gjermani, Cekosllovaki, Hungari, Austri, Kinë, Kuba etj… Ndërroi jetë me 9 Prill 1992 dhe kujtohet ende si një nga personalitetet më të mëdha i panoramës muzikore shqiptare.
Sejfulla Maleshova: Lindi më 1900 dhe është një nga personalitetet disidente mbas lufte. Në shkrimet e tij kritikonte izolimin nga Evropa Perëndimore duke argumentuar se detyra e intelektualëve shqiptare ishte stabilizimi i lidhjeve të ngushta kulturore me popullin Ballkanas dhe me të gjithë botën demokratike. Ndërroi jetë më 1971.
Nonda Bulka: është shumë i njohur ne letërsinë e viteve ’30, ka publikuar poezi, dizenjime humoristike dhe disa përkthime të literaturës franceze. Ishte një nga të parët që kritikoi regjimin e Mbretit Zog.
Bardhyl Londo: lindi në Lipë më 1948, diplomuar për letërsi në Universitetin e Tiranës. Mbasi punoi disa kohë si mësues në zonën e Përmetit dhe si gazetar shtypi në revistën “Drita”, u bë një nga fugurat më të spikatura në poezinë shqiptare në vitet ’80. Më 1989 u dekorua me cmimin “Migjeni” si dhe u emërua President i ” Shoqata e Shkrimtarëve Shqipëtar” deri në fund të Shkurtit 1998.
Tefta Tashko Koco: Soprano lirike, lindi në Fajum ( Egjipt) me prindër përmetar. Studjoi në Francë, në Montpellier më 1930 në Konservatorin e Parisit. Aktivitetet e saj koncertore në Shqipëri i filloi më 1935, duke dhënë koncerte në të gjitha qytetet dhe u vleresua për vokalin dhe interprtimin e saj.